Monitorimi 7 mujor i shpenzimeve në universitetet publike: Më shumë para për zyra se për shkencën

2018-05-14 1

Një monitorim 7 mujor i organizatës ?Qëndresa Qytetare? ka nxjerrë në pah veprimet financiare të 3 universiteteve më të rëndësishme publike, të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Nga vëzhgimi rezulton se universitetet kanë investuar 0 lekë për kërkimin shkencor, ndërkohë që paratë e tarifave të studentëve shkojnë për pajisje zyrash...

Raporti i Qëndresës Qytetare: Ku shkojnë paratë e tarifave të studentëve?

Paratë e tarifave që studentët janë të detyruar të paguajnë për të studiuar në universitetet publike shkojnë më shumë për pajisje zyrash se sa për investimin në kërkimin shkencor. Është ky përfundimi i nxjerrë nga monitorimi 7 mujor , nga muaji shtator i 2017 deri më mars të 2018, i organizatës jofitimprurëse Qëndresa Qytetare në tre universitete publike, atë të Tiranës, të Durrësit dhe të Elbasanit.

Në raport thuhet se Universiteti ?Aleksandër Moisiu? ka shpenzuar 15 milionë lekë për pajisje zyrash për titullarët, ndërsa universiteti i Tiranës ka shpenzuar 39 milionë leke për likuidime të punonjësve të hequr padrejtësisht nga puna për faj të titullarëve. Nga monitorimi rezulton se Universiteti ?Aleksandër Xhuvani? dhe Universiteti ?Aleksandër Moisiu? kanë paguar nga 10 - 14 milion lekë për sigurinë e godinave të universiteteve.

Free Traffic Exchange