Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov viziton Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri bullgar Boyko Borissov ka takuar sot në Prishtinë presidentin Hashim Thaçi në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. Në një konferencë të përbashkët për shtyp Borissov theksoi se dyert e BE mbeten të mbyllura për Kosovën dhe Serbinë deri në kohën kur dy vendet do të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre.?Vij në Kosovë pas shumë vitesh dhe më vjen mirë që keni bërë shumë përparim në përmbushjen e kushteve në rrugën tuaj drejt integrimit. Prandaj e shikoj si tejet të rëndësishme tashmë që të vazhdoni dialogun me Serbinë. Nëse nuk nënshkruani marrëveshje me Serbinë, as Kosova e as Serbia nuk do të hyjnë në BE sepse unioni nuk i dëshiron mosmarrëveshjet tuaja. Dialogu është i pa alternativë?.Ndërsa presidenti Hashim Thaçi deklaroi se në takim ishte një konstatim i dyanshëm që BE do të jetë i plotë vetëm kur Kosova të jetë pjesë e tij. Ai gjithashtu tha se ane plotësuar të gjitha kushtet për liberalizmin e vizave."E falënderoj kryeministrin e Bullgarisë për vizitën dhe vëmendjen e vazhdueshme për vendin tonë. Diskutuam për rrugën evropiane të Kosovës dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sa i përket liberalizimit të vizave, Kosova ka përmbushur kriteret e saj duke përfshirë edhe Demarkacionin me Malin e Zi, ky është një proces i vazhdueshëm dhe punë e përhershme. Ne po i kryejmë detyrat tona me një qëllim të qartë drejt rrugës integruese?.Kryeministri bullgar ka takuar edhe homologun e tij Haradinaj: ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes dy vendeve.