Report TV - Megatek SA pajis me mjete bashkëkohore studion e arkitekturës

2018-05-14 2

Hipermarketi më i madh në vend Megatek SA, ka nënshkruar një marrëveshje 5 vjeçare me Universitetin Bujqësor të Tiranës për të mbështetur dhe pajisur me mjete bashkëkohore studion e arkitekturës dhe peizazhit. Megatek është një nga shembujt më të mirë në tregun vendas për modelet modern të menaxhimit, risitë në produkte apo inovacionin teknologjik.

Sot hipermarketi gjigand me anë të marrëveshjes së nënshkruar shpreh mbështetjen dhe pajisjen me mjete bashkëkohore të studios së arkitekturës dhe peizazhit.Takimi dy palësh u hap me fjalën e zv rektorit prof. Sulejman Sulçe i cili falenderoi Megatek për mbështetjen e dhënë.

Në fjalën e tij presidenti i Megatek SA Dionis Teqja shprehet:

Portofoli i i suportit ndaj komunitetit zgjerohet akoma më shumë me mbështetjen cilësore që kjo kompani institucioneve arsimore. Gjithashtu sot u inagurua edhe investimi i Megatek për rindërtimin e lulishtes së universitetit me sistem modern vaditje si dhe krijimin e një mjedisi të gjelbërt e shlodhës për studentët e këtij universiteti.

Presidenti i Megatek Sa, Dionis Teqja

Free Traffic Exchange