Volejbollisti Arber Troka ishte sot i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku foli për karrierën e tij.
Ai ka luajtur fillimisht në Itali, por sot tregoi kthimin në vendlindje për të luajtur në Kombëtaren Shqiptare . Troka është pjesë e ekipit të ?Partizanit?, por krahas sportit ka pasion edhe modelingun.
Gjatë emisionit volejbollisti tha se është kthyer nga Italia për të luajtur me Kombëtaren Shqiptare, por pasi u njoh me situatën tregoi se u zhgënjye dhe u largua.
?Unë kam qenë pjesë e Kombëtares, por kohët e fundit kam vendosur të mos marr më pjesë. Në Kombëtare kanë ndodhur disa situata që nuk më kanë pëlqyer dhe u largova. E kam lënë unë Kombëtaren dhe jo Këmbëtarja mua. Në 2013 kam luajtur për herë të fundit në Itali pastaj erdha tek Kombëtarja luajta në kualifikimet e botërorit dhe mbaroi. Unë kam lindur si lojtar Italian dhe tashmë për tu kthyer atje më duhet të qëndroj 4 vite pa luajtur ndërkohë unë vazhdoj luaj dhe e kam djegur si mundësi?, tha Troka.