Report TV - Progres-raporti i KE për Kosovën: Polarizimi politik, pengesë për reformat

2018-05-14 0

Komisioni Evropian nesër pritet të publikojë nesër raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën. "Shqiptarja.com" ka siguruar ekskluzivisht dokumentin e Brukselit ku në tërësinë e tij përsëriten kritikat që janë dhënë në të kaluarën.

Kritikat kryesore pritet të bëhen për politizimin e administratës publike, politizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe të agjencive të pavarura, mungesë të zhvillimit ekonomik, mungesë të përparimit të cilësisë së arsimit, etj.

Vlerësim relativisht më i mirë mund të jepet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është kriteri i fundit për liberalizimin e vizave, megjithëse thonë se edhe këtu do të theksohet pafuqia e sistemit gjyqësor për largimin e ndikimeve politike.