Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria do të marrë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, në progres-raportin që Komisioni do të prezantojë më 17 prill.
Lajmi është përcjellë nga gazeta europiane EUobserver si dhe është konfirmuar nga burime të sigurta të Ora News, të cilët pohojnë se Komisioni do të rekomandojë qartë çeljen e negociatave për Shqipërinë.
"Falë progresit të arritur, Komisioni Europian rekomandon që të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë". Është ky shkrimi i gazetës europiane EUobserver, që citon pjesë nga progres-raporti i përvitshëm i zgjerimit të Bashkimit Europian, i cili do të bëhet publik më 17 prill në Strasburg.
Lajmi konfirmohet edhe nga burime të sigurta të Ora News, të cilët pohojnë se Komisioni do të rekomandojë qartë dhe pa ekuivok hapjen e negociatave.
Shkak për rekomandimin e plotë duket se janë rezultatet e deritanishme me vettingun dhe largimin e 15 gjyqtarëve e prokurorëve si pasojë e procesit.
Burimet e Ora News konfirmojnë se deri në qershor, Komisioni Europian pret rezultate konkrete dhe të prekshme nga zbatimi i reformës në drejtësi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/komisioni-europian-rekomandon-neser-hapjen-e-negociatave-shqiperine