Ora News - Negociatat, Vlahutin: Shqipëria ka bërë progres dhe kjo do njihet në raport

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin ka paralajmëruar se Shqipëria do të marrë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave në raportin që do publikohet të martën. Duke folur në një aktivitet për transparencën në buxhet diplomatja e BE u shpreh se puna e bërë nga Shqipëria do të njihet në këtë raport. Vlahutin apeloi për më shumë transparencë në lidhje me fondet e buxhetit të shtetit për të ulur në këtë mënyrë korrupsionin.

Një ditë përpara dhënies së rekomandimit për hapjen negociate me Bashkimin evropian ambasadorja e BE-së në Shqipëri la të kuptohet qartë se Shqipëri do të marrë një përgjigje pozitive. Duke folur në një aktivitet për transparnecën me fondet e buxhetit Vlahutin tha se progres raporti i përgatitur do të njohë punën e mirë që ka bërë Shqipëria.

Vlahutin: KE do të sjellë nesër provat për përpjekjet që ka bërë Shqipëria drejt integrimit dhe kështu qe kemi shumë përgatitje për të bërë për këtë çështje. Në raport do të vijnë konkluzionet që konfirmojnë punët e mira që ka bërë qeveria.

Ambasadorja e Bashkimit Europian i bëri thirrje qeverisë që të rrisë transparencën për përdorimin e fondeve të buxhetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-vlahutin-shqiperia-ka-bere-progres-dhe-kjo-do-njihet-ne-raport

Free Traffic Exchange