Ora News - Certifikohen në Akademinë e Sigurisë 25 punonjësit e parë të Policisë Bashkiake

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Akademia e Sigurisë ka certifikuar në fushën e sigurisë publike 25 punonjësit e parë të Policisë bashkiake. Në ceremoninë e marrjes së kualifikimit, kryebashkiaku Erion Veliaj e vuri theksin tek cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve.

Veliaj:?Kjo nuk është një punë që do ta bëjmë vetëm, por njerëzit mund të inkurajojnë një sjellje qytetare. Një polic i shtetit ose i bashkisë nuk është vetëm roje me uniformë i sigurisë publike. Është edhe këshilltar, edhe psikolog?.

Veliaj tha se puna e Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit për menaxhimin e qytetit ndikon pozitivisht në gjithë zinxhirin ekonomik të qytetit

Veliaj: ?Një nga arsyet pse të huajt që vijnë raportojnë për një qytet perëndimor është pikërisht se shikojnë trotuare të lira, prona publike të pavandalizuara, shikojnë një qytet ku njerëzit respektojnë semaforin, vijat e bardha, ku shohin një polic të shtetit apo të bashkisë që ndihmon fëmijët që kalojnë trotuarin. Përshtypja që jep qyteti përkthehet në një shkrim, i cili lexohet nga miliona të tjerë që nesër vijnë turistë, sjellin para për ekonominë?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/certifikohen-ne-akademine-e-sigurise-25-punonjesit-e-pare-te-policise-bashkiake

Free Traffic Exchange