Ora News - Struktura e re e policisë, polic për çdo lagje

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e shtetit do të ndryshojë strukturën e organizimit, duke vendosur një efektiv të posaçëm për çdo lagje Gjatë prezantimit të strategjisë së re në Elbasan, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të policisë me komunitetin.

Xhafaj: Krahas kontrollit të mirë të territorit ne synojmë një marrëdhënie të re në funksion të parandalimit midis oficerëve të policisë dhe komunitetit dhe posaçërisht midis oficerëve të dedikuar për komunitetin, shkurt oficerin e policisë së lagjes.

Për Xhafaj kjo hap një epokë të re.

Xhafaj: Komuniteti duhet ta dijë kush është polici që përgjigjet për të. Me kë do ta qajë hallin ai qytetari nëse ka një problem aty ku është duke banuar, apo aty ku është duke punuar.

Drejtori i policisë së Elbasanit, Altin Qato, theksoi se grabitjet mbesin shqetësimet kryesore, por që gjithësesi kanë shënuar një rënie të ndjeshme.

Ndërkohë nënvizoi se do të ketë më shumë angazhim në sigurinë në shkolla.

Qato: Kryesisht vjedhje banesash dhe lokalesh, por në krahasim me vitet e kaluara situarta paraqitet e përmirësuar si në drejtim të parandalimit, të zbulimit dhe goditjes së autorëve. Një fokus i madh i punës sonë është dhe siguria në shkolla dhe parandalimi i ngjarjeve në shkolla dhe përreth tyre. Veçanërisht për parandalimin e shpërndarjen e lëndëve narkotike ku edhe shqetësimi i prindërve është më i madh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/struktura-e-re-e-policise-polic-cdo-lagje