Xhafaj: Do ua nxijmë jetën kriminelëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Shtetit do ua nxijë jetën kriminelëve që veprojnë në Shqipëri. Ka qene ky paralajmërimi që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u ka dërguar të fortë të gjitha grupeve kriminale.Ministri i brendshëm tha se në këtë qytet veprojnë 2-3 grupe kriminale, të cilët janë identifikuar dhe po punohet për t?i vendosur përpara drejtësisë.?Deri tani kemi goditur 7 grupe kriminale me 100 persona të arrestuar, drejtues apo anëtarë. Do i vendosim grupet kriminale para ligjit, por edhe asetet kriminale të tyre. Shqetësime të kësaj natyre ka edhe në Elbasan, kemi 2-3 grupe kriminale, i njohim shumë mirë, po punojmë për të dokumentuar dhe t?i vendosim shumë shpejt para përgjegjësisë penale. Shteti është më i fortë se çdo lloj krimineli. Policia do u nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë, të ndëshkohet në formën më të ashpër. Do i shkojmë deri në fund me çdo lloj sakrifice.?Ministri i brendshëm u ndal edhe tek vettingu ne radhët e policisë. Gjatë fjalës së tij, ai pranoi se edhe në radhët e Policisë së Shteti ka policë që nuk e meritojnë që të shërbejnë, Por Vettingu që po bëhet do i largojë nga sistemi.?Nuk mund të jetë e imunizuar policia nga problematikat. Ka më shumë politikanë me probleme që bëjnë dëm më të madh, por ka edhe policë të cilët nuk i përgjigjen standardit ligjor dhe etik për të qenë në këtë funksion shërbimi. Kjo është arsyeja që ndërmorëm vettingun në polici, si për prokurorët dhe gjyqtarët, që është duke dhënë frytet e para. Ne kemi marrë një drejtor policie, një nga drejtuesit më me eksperiencë e kemi sakrifikuar dhe e kemi sjellë këtu edhe si reflektim i asaj tronditje që u krijua këtë para disa muajsh, por edhe se këtë projekt ta zhvillojmë më parë këtu në Elbasan.?Deklaratat ministri i brendshëm i beri gjatë aktivitetit ?Forumi Qytetar për Sigurinë Publike?.

Free Traffic Exchange