Ora News - Publikohet video e arrestimit të kuksianëve, çfarë tha Berisha në mbledhjen e grupit

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka postuar pamjet e arrestimit të protestuesve kuksianë në profilin e tij në Facebook, ndërsa bën thirrje për një reagim popullor kundër asaj që e quan padrejtësi. Basha thotë se arrestimi është i jashtëligjshëm, ndërsa akuzon policinë dhe prokurorinë se kanë falsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare. Ndërkohë në mbledhjen e grupit parlamentar ka qenë ish-kryeministri Berisha, i cili ka bërë thirje për të vazhduar përballjen me qeverinë.

Partia Demokratike ka publikuar një video, që sipas saj vërteton rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës në kundërshtim me ligjin.

Video është komentuar nga kryetari Lulzim Basha, i cili ndodhet për një vizitë punë në Berilin, ndërsa thotë se pas këtij akti të jashtëligjshëm, policia dhe prokuroria kanë falsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare.

Basha bën thirrje për reagim popullor, ndaj asaj që e quan padrejtësi ndaj kuksianëve kurajozë.

Basha: Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë! Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore. Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/publikohet-video-e-arrestimit-te-kuksianeve-cfare-tha-berisha-ne-mbledhjen-e-grupit