Arkivat e komunizmit, Butka: Ka përplasje ligjore mes institutit dhe autoritetit të dosjeve

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shfrytëzimi i arkivave të komunizimit ka ndeshur përplasje ligjore mes Autoritetit të Dosjeve i krijuar vitet e fundit dhe Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizimit. Në komisionin parlamentar të Ligjeve, studiuesi Uran Butka kërkoi përcaktim të qartë të kompetencave të institucioneve.

Ka përplasje ligjore për shfrytëzimin e arkivave për ish të përndjekurit politikë të veprimtarisë së Autoritetit të Hapjeve të Dosjeve dhe Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Shqetësimi u ngrit në komisionin parlamentar të Ligjeve nga historiani dhe studiuesi Uran Butka.

Uran Butka: Na është kruijuar një vështirësi lidhur me arkivën të cilat kanë qenë të hapura por tashmë në Arkivin e Ministrisë së Brendshme ka një farë pengese, ose dublim sepse është futur brenda autoriteti i dosjeve dhe nuk e dimë ligjërisht si qëndron kjo punë. A do të administrohet dhe arkivi i ministrisë së Brendshme nga autoriteti i dosjeve sic pretendohet nga ata apo do të vazhdojë puna siç ka qenë?!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arkivat-e-komunizmit-butka-ka-perplasje-ligjore-mes-institutit-dhe-autoritetit-te-dosjeve

Easy Viral Banner Traffic