KE do te rekomandoje celjen e negociatave per Shqiperinë

2018-05-14 0

Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Mediat ndërkombëtare publikuan detaje të progres-raportit që do të publikohet më 17 Prill. Aty konfirmohet për të parën herë hapja e negociatave me Shqipërinë që prej 2014-ës kur vendi mori statusin e kandidatit. Raporti vlerëson përparimet e bëra me reformat në administratën publike dhe sistemin e drejtësisë.

?Reforma e administratës publike ka qenë e konsoliduar, me qëllim rritjen së profesionalizmit dhe depolitizimit të saj. Janë ndërmarrë veprime të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve gjyqësore, veçanërisht nëpërmjet avancimit në zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse të drejtësisë?.

Por raporti konfirmon se Komisioni Europian vijon të mbajë nën monitorim Vettingun.

?Rezultatet e vazhdueshme, konkrete dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jenë vendimtare për përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë?.

Përpara publikimit të progres-raportit, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian diskutojnë në Luksemburg për Ballkanin Perëndimor. Pjesë e diskutimit është edhe mënyra se si do t'i referohen Kosovës, që ende nuk është njohur nga 5 shtete anëtare të unionit.

Progres-raporti do të jetë në fokusin e vizitës së përfaqësueses së lartë për Politikën e Jashtme të unionit Federika Mogerini, e cila pasditen e të martës mbërrin në Tiranë. Ajo do të takohet me Kryeministrin Rama, Presidentin Meta dhe kreun e opozitës Basha. Me vizitën në Shqipëri, Mogerini nis turin tre-ditor në Ballkanin Perëndimor, që vijon me Maqedoninë, Serbinë e Malin e Zi.

Free Traffic Exchange