Avokati i Llallës: Nuk di gjë për hetimin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që Prokuroria e Durrësit ka nisur zyrtarisht hetimet kundrejt ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, avokati i tij Sokol Hazizaj, thotë se ai si mbrojtës ligjor nuk është informuar për nisjen e procedimit.Sipas Hazizajt, mosnjoftimi i tij, e bën automatikisht të parregullt procesin.Ndërkohë, ai i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Durrësit që ta vere ne dijeni nëse ka procedim penal ndaj Llallës dhe mbi çfarë provash është ngritur ai.Ish-prokurori i përgjithshëm po hetohet për veprat penale ?Deklarimi i rremë i pasurisë?, ?Mosdeklarimi i shumave të të hollave ne kufi?, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale? dhe ?shpërdorim detyre?.Nga ana tjetër, ish-kreu i organit të akuzës u shpall person non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit pas dyshimeve se ishte i përfshire ne afera korruptive.Vetë ish-kryeprokurori hoqi dorë nga privilegji ligjor për t?u zgjedhur gjyqtar në Apelin e Tiranës, duke i shpëtuar vetingut, por nga ana tjetër komisioneri publik e ka apeluar ketë vendim.

Free Traffic Exchange