Report TV - Vijojnë largimet nga LSI dhe partitë e tjera, 5 këshilltarë në Lezhë i bashkohen PS

2018-05-14 0

Vijon ?rrjedhja? e këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe partive të tjera në drejtim të Partisë Socialiste. Sot kanë qenë tre këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Lezhës nga LSI dhe dy nga parti të tjerë të vogla që kanë ?dezertuar? duke iu bashkuar PS.

Emrat e këshilltarëve që iu bashkuan PS
Ferdinad Ndoj LSI
Hasan Muça LSI
Agim Doda LSI
Ndrek Gazulli PAK
Erind Ndreca G-99

Por para Lezhës, nga LSI janë larguar këshilltarë thuajse në të gjitha bashkitë e vendit duke filluar nga Vlora, Fieri, Berati, Skrapari, Shkodra, Kukësi, Elbasani, etj.

Pak javë më parë e ftuar në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kur u pyet për largimet u përgjigj se ?Listat e këshilltarëve i bënë deputetët.

Metë ishte kryetar Parlamenti, po merrej me reformën në drejtësi, kështu që listat janë si lista të bëra pa vëmendje, që ky është një nga gabimet më të mëdha?.

Free Traffic Exchange