Report TV - Kundër TVSH-së, biznesi i vogël protestë në Fier

2018-05-14 0

FIER-Biznesi i vogël i mbështetur nga opozita po protestojnë sërish sot para Prefekturës duke kërkuar anulimin e vendimit për përfshirjen në skemën e TVSH. Protestuesit kërkojnë që qeveria të tërheqë vendimin, pasi i dërgon drejt falimentit. Në protestë për të mbështetur biznesin e vogël janë edhe përfaqësues nga Partia Demokratike dhe LSI.Deputeti i PD, njëherësh edhe kryetar i degës në Fier Luan Baçi shprehet në një prononcim për Report Tv se sot në protestë janë të gjithë pa dallim, të majtë dhe të djathtë. Javën e kaluar u zhvillua protesta e parë e biznesit të vogël në disa qytete në vend, që kulmoi me uljen e qepenave për një orë.

Free Traffic Exchange