Arkapia nga Elsa Demo - Premtimet e Hervin Çulit në sytë e Bashës, Çipit, Fugës

2018-05-14 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çfarë premtoi dhe çfarë përmbushi në mandatin e parë Hervin Çuli, i riemëruar së fundi drejtor i Teatrit Kombëtar? Me refuzimin e ftesës që Çuli i bëri emisionit për një analizë hap pas hapi të punës, ?Arkapia? fton disa zëra të brendshëm e të jashtëm të komentojnë zhvillimet. Në studio Genci Fuga, një nga katër kandidatët për drejtor, Altin Basha-regjisor, Kastriot Çipi-regjisor.

Genci Fuga: ?Jam i zhgënjyer nga ballafaqimi me jurinë e Ministrisë së Kulturës. Juri e painformuar. Më pyetën: ?Ti e ke një punë, pse do të bëhesh drejtor?? E konsiderojnë punë drejtimin e një institucioni kulturor.?
Altin Basha: ?Paralajmërova kolegët të mos kandidojnë. Do shërbenin si alibi e qeverisë e cila kishte vendosur tashmë që Hervin Çuli do vazhdonte të ishte drejtor? Çuli u konformua me të gjitha kërkesat e qeverisë për të realizuar qëllimet mbi Teatrin Kombëtar.?
Basha: ?Çuli administrues kontratash të vogla, sekser rolesh. Jo drejtues i një teatri të rëndësishëm repertori.?
Çipi: ?Nuk mundet të kontraktohen njëlloj si ata që punojnë si ata që dredhin zinxhirin? Heqja e shpërblimit të artistëve është e jashtëligjshme.?
Fuga: ?Me politikën që ka ndjekur në 4 vitet e shkuara nuk ka asnjë shans të rrisë cilësinë në mandatin e dytë. Ka bllokuar veten me prangat e tij.?
Çipi: ?Qytetarët shqiptarë e kanë kuptuar se projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar është një aferë korruptive. Edi Rama tërhiqet kur i hyn frika. Rezistenca jonë do të vazhdojë, do të ketë një ?Kukës tjetër.?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/emisionet/arkapia/premtimet-e-hervin-culit-ne-syte-e-bashes-cipit-fuges

Free Traffic Exchange