Ura e shembur nga përmbytjet në Muner në zonën e Zgurit në Zall-Bastar ende nuk është rikonstruktuar. Ura u shemb si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve në fund të vitit të kaluar, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë.
Ata shprehen se kanë bërë kërkesë në njësinë Administrative dhe bashki për të ndërhyrë, por edhe pse po bën kohë nga shembja, ende nuk është bërë asnjë rikonstruksion.
Banorët kanë dërguar pamjet në Report Tv, ndërsa shprehen se sa herë që ka reshje shiu dhe prurjet e lumit rriten kanë vështirësi për të kaluar.