E diela shqiptare - Per dreke me mua! (15 prill 2018)

2018-05-14 23

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Në pjesën e dytë të këtij sezoni tek ?Për drekë me mua?, personazhet do të drekonin në shtëpinë e aktorit të njohur të humorit Erjon Isai. Edhe këtë puntatë nuk kanë munguar aspak batutat dhe humori në garë, pjesë e së cilës janë moderatorja Arjola Shehu dhe aktorët Bes Kallaku dhe Erjon Isai.

Gjatë drekës në shtëpinë e Isait, dietologia Blerina Bombaj Troci pyet Besin nëse momenti kur ai u rrëzua nga takat te ?Kënga Magjike? ishte pjesë e skenarit apo thjesht një incident.

Bes Kallaku: Rashë vetë, ça skenari. Ishim me taka shumë të larta.

Në atë moment ndërhyn edhe Arjola Shehu, e cila tha se ?Kishin koreografi në atë pjesë, por nuk e realizuan dot se ishin në taka shumë të larta.?

Gjatë puntatës së sotme në ?Për drekë me mua?, përveç pjatave të shijshme dhe skenave të humorit, nuk kanë munguar edhe disa të pathëna rreth ?Kënga Magjike 2017?.

Pasi Bes Kallaku iu përgjigj pyetjes nëse ishte skenar apo incident rrëzimi i tij në skenë, Erjon Isai tregon për mënyrën si reagoi drejtuesi i spektaklit, Ardit Gjebrea, në lidhje me këtë incident.

?E bukura e Arditit, se Arditi nuk na kishte parë ngaqë ne moderuam bashkë me Arditin? dolëm nga skena, Arditi vazhdoi me ?New Artist?. Kur i kemi dalë përpara i pashë vetëm një lot në sy?, tregoi me humor Isai.

Free Traffic Exchange