Ora News - Prokurorët e Sarandës letër Arta Markut: Të pajisemi sërish me armë!

2018-05-14 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy vjet pas aplikimit të ligjit për çarmatosjen e një kategorie të caktuar zyrtarësh përfshi edhe prokurorët, këta të fundit kërkojnë sërish të pajisen me armë.

Në një analizë për vitin 2017 drejtuar kryeprokurorës Arta Marku, prokurorët e Sarandës e shohim ripajisjen me armë si një element të rëndësishëm për sigurinë e tyre fizike.

Në raport evidentohet se për efektivitetin e punës dhe ushtrimit të funksionit, duhet që përfaqësuesit e organit të akuzës të pajisen me armë dhe të merren masa për sigurinë e tyre.

?Nga analiza në tërësi e elementëve që u përmendën më lart, evidentojmë këto problematika duke propozuar marrjen në konsideratë për efektivitetin e punës dhe ushtrimit të funksionit:

Të merren masa për ripajisjen më armën të prokurorëve dhe sigurinë e tyre?.

Prokuroria e Sarandës e sheh me shqetësim ndryshimin e hartës territoriale, ku përmendet rasti i njësisë administravtive të Lukovës, mbi të cilën ata thonë se nuk kanë nën juridiksion hetimet.

"Ndryshimi i hartës territoriale, ku tashmë Njësia Administrative e Lukovës është pjesë e Bashkisë Himarë dhe mospërshtatja e legjislacionit të ri ka krijuar konfuzion për kompetencën tokësore pasi tashmë pjesë të ish-Rrethit të Sarandës janë brenda kësaj njësie administrative, madje dhe zona shumë pranë të qytetit të Sarandës, me orientim administrativ në Bashkinë Himarë. Në këto rrethana është vepruar mbi bazën e praktikës shumëvjeçare, deri më tani janë evituar problemet, për shkak të zotimit tonë profesional, por kjo situatë mbetet për t?u zgjidhur në interes të punës dhe komunitetit?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prokuroret-e-sarandes-leter-arta-markut-te-pajisemi-serish-me-arme