MEPJ degjesa publike per pakicat kombetare

2018-05-14 1

Vitin e shkuar parlamenti miratoi ligjin për pakicat kombëtare, por aktet nënligjore ende nuk janë gati. Për hartimin e tyre ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka nisur një proces diskutimi me pakicat kombëtare që ka nisur me një dëgjesë publike me pakicat serbo maqedonase në Shkodër. Ministri Bushati flet për angazhimin që ka qeveria për zbatimin e të drejtave të njeriut, angazhim që siç thotë është diskutuar dhe me homologet serbë dhe maqedonas.

?E kam diskutuar qoftë me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi qoftë me Ministrin e Jashtëm serb për të ndërtuar projekte specifike që janë me të përshtatshme për karakteristikat që ka pakica këtu?, nënvizoi ministri Bushati. ?Pavarësisht progresit të qenësishëm që është bërë në këtë fushë dhe risive që sjell ligji, kemi shumë detyra përpara, fillimisht me ripërcaktimin e të gjithë arkitekturës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave, bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe me përfaqësuesit kryesorë të pakicave të ndryshme në Shqipëri?.

Ligji për pakicat kombëtare u miratua tetorin e vitit të shkuar edhe me votat e opozitës, por mori votën kundër të kreut të partisë Bashkimi për të drejtat kombëtare që e cilësoi atë si të papërputhshëm me kërkesat e BE-së.

Free Traffic Exchange