Janë këto pamjet ku 48 orë pas arrestimit Arkimed Lushaj i njohur si ?Stresi? doli para Gjykatës Penale të Tiranës për t?u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Sapo vuri re pranin e kamerave, Stresi u mundua të shmangte filmimin, ndërsa seanca për të zgjati vetëm 5 minuta.
Prokuroria e Tiranës kërkoi masën e detyrim paraqitjes dhe hetimit në gjendje të lirë, të njëjtën masë konfirmoi dhe gjykata duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm. Stresi u arrestua në fundjavë nga Policia e Tiranës me tre akuza, si prodhim e shitje narkotikësh, përshtatje ambienteve për të konsumuar narkotikë dhe moskallëzim krimi.
Vetë këngëtari nuk bëri asnjë koment para togave të zeza, ndërsa avokati i tij mohoi se Arkimed Lushaj të ketë lidhje me trafikun e narkotikëve, siç e akuzon policia. Kjo nuk është hera e parë që reperi i njohur ka probleme me drejtësinë, ndërsa dhe arrestimet e tij të bëra nga policia janë rrëzuar në gjykatë, duke i caktuar hetim në gjendje të lirë.