Report TV - Mediat gjermane: Komisioni Evropian hap negociatat e Shqipërisë me BE-në

2018-05-14 0

Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet ballkanike, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane, të cilat kanë publikuar një pjesë të raportit, ku theksohet perspektiva për anëtarësim për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë Komisioni vendosi një barrierë të madhe në rrugën e Turqisë drejt bisedimeve për anëtarësim, pasi tha se Ankaraja zyrtare ka ndërmarrë hapa seriozë që e largojnë nga Bashkimi Evropian.

Rakomandimi për Maqedoninë nuk është surprizë pasi prej kohesh kishte ardhur ?OK? nga Komisioni, por Greqia e kishte bllokuar për shkak të problemit të emrit të këtij shteti.

Mediat gjermane që kanë publikuar pjesë të raportit, shkruajnë se në dokument theksohet perspektiva për anëtarësim për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Negociatat po zhvillohen aktualisht me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa Komisioni kërkon që t?i zgjerojë dhe në kuadër të progresit të arritur, ka rekomanduar hapjen e tyre edhe me Maqedoninë e Shqipërinë.

Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të vijë në Tiranë të martën 17 prill për të dorëzuar raport-progresin dhe më pas do të udhëtojë edhe në Shkup, ndërkohë që Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn do të qëndrojë në Bruksel për të komunikuar zyrtarisht vendimin e komisionit.