Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arben Imami ka preferuar të dalë i pari nga mbledhja e Kryesisë së PD-së teksa ka shprehur rezerva sa i përket ndryshimeve në statut.
Së pari ai kërkon sanksionimin e dorëheqjes së kryetarit kur humbet zgjedhjet, si dhe vendosjen e një kryetari të Këshillit Kombëtar.
Arben Imami: Ato për të cilat unë jam shprehur në mënyrë të posaçme është që Këshilli Kombëtar të marrë një autonomi duke zgjedhur një kryetar të tij për shkak se kryetari nuk e ka mbledhur në 5 vite Këshillin Kombëtar.
Së dyti, të ketë një Komision Zgjedhor në parti që të mos ketë më pretendime si ato që patëm në verën e shkuar për zgjedhjen e kryetarit. Nuk po them se janë plotësisht të vërteta, por edhe për ti mohuar nuk i mohoj dot.
E treta, duhet vendosur qartë dhe në mënyrë përfundimtare se sa palë zgjedhje do të humbë një kryetar që të largohet nga kjo parti. Kjo nuk është çështje vetëm statutore, ky është një problem politik. Nëse kryetari i partisë do ti fshihet përgjegjësisë politike në humbje të njëpasnjëshme të zgjedhjeve, atëherë askush nuk do ta ndjekë më kryetarin, partinë dhe të gjithë ne.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/imami-del-i-pari-nga-mbledhja-te-sanksinohet-ne-statut-rasti-i-doreheqjes-se-kryetarit