Xing me Ermalin/ Samir Mane: Kam punuar si kambist (14.04.2018)

2018-05-14 2

Biznesmeni Samir Mane, i cilësuar edhe si njeriu më i pasur në Shqipëri ka rrëfyer sot në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan fillimet e tij.
Ai tha se në vitet 1992 ka punuar si kambist në Tiranë. I pyetur nga drejtuesi i emisionit se si funksiononte, Mane tregoi detaje teksa tha se shkëmbente dhrami (leku i disa viteve më parë në Greqi) në Austri dhe në këtë mënyrë fitonte 2-3 mijë dollarë për shkëmbimet që bënte.
Ermal Mamaqi: Unë di që në fillimet e tua ti ke qenë kambist, është e vërtetë kjo?
Samir Mane: Po, në vitin ?92, por vetëm për 3-4 muaj.
Ermal Mamaqi: Si funksiononte? Dilje te dollari?
Samir Mane: Po, po aty dilja. Nga fillimi i ?92 kishte qindra njerëz që shkëmbenin dhrami dhe me disa shokë merrnin dhrami në treg dhe i çonim në Austri dhe ktheheshim sërish. Ne i merrnim me çanta dhe i shkëmbenim dhe fitonim goxha para. Në një nga këto raste i morëm dhramitë me dy arka konjaku, në doganë na ndalojnë sepse mendonin se ishin pije alkolike sepse për paratë nuk ishte problem t?i kaloje. Vjen shefi i madh dhe ne i sqarojmë situatën.Nuk pësuam asgjë por habia e tyre ishte e madhe. Ato para nuk ishin të miat por unë fitoja 2-3 mijë dollarë që në atë kohë ishin shumë.

Free Traffic Exchange