Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në qendër të qytetit të Fierit.
Nga qitjet dyshohet se ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri të çastit mes personave, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Njëri prej tyre qëlloi 3 herë me armë zjarri, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në gjarjes.