Xing me Ermalin/ Mane: Kush eshte personi i vetem qe nderhyn per te punesuar njerez (14.04.2018)

2018-05-14 0

Biznesmeni Samir Mane ishte sot i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin?.
Gjatë emisionit Mane rrëfeu se kush është personi i vetëm që i ndërhyn për të punësuar njerëz në kompanitë e tij. Ai tha se nëna e tij shpesh këmbëngul që të punësojë të afërm, miq apo edhe komshinj të tyre pavarësisht se ai i sqaron se për të fituar një vend pune duhet meritokraci.
Ermal Mamaqi: Ka llafe që thonë se drejtoreshë e burimeve njerëzore në Balfin Grup është mamaja jotë.
Samir Mane: Unë nuk pranoj fare që të më ndërhyjnë për njerëz sepse ne kemi struktura dhe njërëz që punojnë për atë punë. I vetmi njeri që më ndërhyn është mamaja ime, për Korçën.Dhe saherë shkoj për dreka apo për darka me të më thotë: Filanin duhet ta fusim në punë se e kemi patur në lagje. Unë i them të mos më ndërhyj dhe i shpjegoj me fjalë të mëdhaja që kemi meritokraci. Dhe ajo më thotë: Shumë mirë që i ke ati ti por filanin do ta marrësh në punë se është djalë i mir. Dhe kur nuk i ecën me mua shkon tek vëllai im Juli, ai është më i butë se unë.

Free Traffic Exchange