Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reforma zgjedhore po ecën me ritme shumë të ngadalta si dhe në tejkalim të afateve. Komiteti Shqiptar i Helsinkut shprehet mjaft kritik ndaj Komisionit Reformës duke e akuzuar edhe për mungesë transparence.
?Pavarësisht se me 13 prill Komisionit i mbaroi mandati, nuk ka asnjë informacion për ndonjë çështje të rëndësishme që mund të jetë arritur me konsensus, nëse ka filluar puna me hartimin e draft amendamenteve në këtë Kod.?
Komiteti Shqiptar Helsinkut duke e bazuar në praktikat e së kaluarës thekson se për shkak të mungesës së konsensusit, partitë e mëdha politike kanë bërë ndryshime në prag të zgjedhjeve.
?Këto ndryshime të hartuara në një kohë të shkurtër, pa një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, kanë dëmtuar cilësinë e Kodit dhe nuk kanë marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit. Kjo mund të krijojë përshtypjen se ndryshimet në Kod janë monopol i dy partive të mëdha.?
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reforma-zgjedhore-kshh-mungon-transparenca-nga-komisioni