Rama mes emocionesh tërheq çmimin për të ëmën: Ndër gratë e para që shkuli dhëmbët e burrave!

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Larg zhurmës së politikës dhe i emocionuar, kryeministri Edi Rama në emër të së ëmës tërhoqi çmimin "Nderi i Stomatologjisë Shqiptare".

Rama u shpreh se e ëma e tij e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon.

Rama: E kishte të pamundur të ishte e pranishme sepse prej disa kohësh është në një përpjekje jo të lehtë me një sëmundje shumë të vështirë. Kjo pllakë nderimi do të konkurojë në kënaqësi për të me puthjet e Zahos.

Aneta Rama u nderua me këtë çmim në 100-vjetorin e Shërbimit Stomatologjik. Kryeministri edhe pse me emocione nuk la pa thënë edhe një batutë për profesionin e së ëmës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-mes-emocionesh-terheq-cmimin-te-emen-nder-grate-e-para-qe-shkuli-dhembet-e-burrave