Klosi në Divjakë apel për përfshirjen në aksionin Java e Tokës, Peleshi takim me fermerët në Tiranë

2018-05-14 2

Në një deklaratë për medien, ndërkohë që strukturat hoteliere janë prenotuar nga turistët, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, apeloi për një mjedis të pastër dhe zbatim të fortë të ligjit nga të gjithë subjektet në zonat turistike. Në një takim me të rinjtë e Divjakës për masat në sezonin turistik, ministri Klosi kërkoi përfshirjen e tyre dhe të çdo qytetari në aksionin e Javës së Tokës, që fillon nga data 16 prill e kulmon më 22 prill. Në prag të aksionit ?Java e Tokës? kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha:

Ne sot fatkeqësisht në mënyrë krejtësisht të papranueshme kemi shtratin e lumit si landfillin zyrtar. Shumë bashki të vogla apo ish komuna e kanë lumin si vend-depozitim të mbetjeve urbane dhe kjo është katastrofale. Tashmë duhet një menaxhim krejt tjetër i mbetjeve për të shmangur të gjitha arsyet që e bëjnë pis Shqipërinë.

Ministri,  Blendi Klosi

Edhe deputeti i zonës, Erjon Brace pasi vlerësoi kontributin vullnetar të të rinjve dhe komunitetit të zonës, theksoi se papastërtitë në bregdetin e Divjakës vijnë pikërisht nga lumenjtë dhe keqmenaxhimi i tyre nga bashkitë. Duke folur me të rinjtë ministri Klosi tha: 

Nëse do të rritet niveli i shërbimit, kapaciteteve, trajtimit të mjedisit, pa dyshim çdo turist që do të vijë në Shqipëri do të paguajë më shumë, do të prodhojë më shumë të ardhura  dhe më shumë mirëqënie. 

Ndërsa Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi ka zhvilluar sot një takim në fshatin Laknas, të qarkut të Tiranës, për të informuar fermerët dhe për t?u ofruar asistencën e duhur për skemat e programit IPARD.

?Paratë janë, por na duhet t?i çojmë tek përfituesit. Rruga nga dëshira dhe deri tek përfitimi, kalon së pari, nga qartësimi i idesë, pastaj kthimi i kësaj ideje në projekt, pastaj plotësimi i projektit me gjithë të dhënat që kërkon programi i IPARD-it, aplikimi dhe padyshim, pastaj proçesi i vlerësimit. Është detyra jonë, që të jetë edhe më transparent edhe më i shpejtë, edhe më i mbrojtur nga fenomenet, të cilat nuk kanë munguar në të kaluarën.