Emisioni dedikuar shëndetit "Diagnozë", nga Freskida Miloti, vjen në ekranin e Ora News çdo të shtunë në orën 17:00. E ftuar në këtë cikël të emisionit është reumatologia Dr. Laerta Kakariqi. Tema për të cilën do të flitet sot, është fibromialgjia. Një sëmundje që njerëzit edhe mund të mos kenë shumë informacion, por që në fakt dëmton cilësinë e jetës. Dr. Laerta do të shpjegojë detajisht rreth kësaj sëmundje, si duhet ndjekur, si shfaqet dhe kush preket më shumë nga kjo sëmundje. Shumë pyetje do të marrin përgjigje në minutazhin rezervuar për shëndetin.
I ftuar në pjesë tjetër të emsionit është Bojken Lako, një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në muzikën tonë. Njihet për risitë që ka sjellë në tregun muzikor. Me një stil unik, një ndër zërat e bukur dhe karakteristik të muzikës shqiptare. Ai vjen nga një familje artistësh dhe flet gjatë për emisionin tonë, për projektet, shëndetin, Semin etj....të tjerat i themi gjatë bisedës në rubrikën ?Impakt shëndet?. Për më shumë ndiqni emisionin e të shtunës pasdite me moton 'Për një shëndet të mirë dhe jetë cilësore.'
Emisioni "Diagnozë" transmeton kulturën mjekësore dhe kujdesin që duhet të tregojmë çdo ditë për shëndetin tonë.