Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkëbisedoi sot me fermerë dhe banorë të njësisë Administrative, Shushicë të Elbasanit. Fermerët u shprehen kundër vendosjes së TVSH pasi sipas tyre, kjo do t?i rrënojë përfundimisht ndërsa renditen një seri problemesh që kanë dhe që po i detyrojnë të braktisin tokën.
Fermeri 1: Fermeri tani është i detyruar ta braktisë tokën dhe kanë filluar të mos e mjellin, për arsye se shteti nuk i merr në konsideratë kërkesat, mundësitë dhe detyrimet që ka ndaj fermerëve.
Fermeri 2: E kanë shit naftën dhe i kanë ndarë lekët përgjysëm. Ka ardhë për të gjithë fermerët: kaq dynym tokë kaq litra naftë. Komuna, kryetari i komunës e ka shitur.
Farmacist bujqësor: Me llogarinë që bëj unë, ky kërkon subvencionim 600 mijë lek të vjetra për ta ruajtur nga një semundje, që e dinë gjithë fshatarët që nuk kanë lek të vijnë tek unë për ta blerë. Është një sëmundje për pjeshkën.
Fermer 3: Tani ujin na e kanë futur në sahat.