Një tjetër taks rruge ka ngritur në protestë qytetarët shqiptarë. Këtë herë kanë qenë banorët e njësisë administrative Ishëm, kryesisht ata të fshatit Shetaj, të cilët protestuan kundra vendosjes së traut me pagesë, që ka vendosur Kisha Franceskane në Kepin e Rodonit. Ku kjo e fundit pretendon pronësinë e zonës, ka sjellë dhe reagimin e banorëve të Ishmit.
Krahas tarifës hyrëse prej 100 leke, kisha na detyron të paguajmë edhe 200 lekëshin e parkimit.
Banorët e Ishmit
Banorët i janë drejtuar institucioneve shtetërore, por nuk është marrë asnjë masë. Krahas banorëve të zonës të penalizuar janë turistët apo edhe besimtarët, të cilët shkojnë në Kishën e Shen Ndout, që ndodhet tek Kepi i Rodonit, për të kryer ritet fetare apo peligrinazh.