Zëri kundër protestës në Shkodër, ish e përndjekura: PD tradhtoi shkodranët, të kërkojë falje

2018-05-14 0

Në protestën e zhvilluar nga ana e Partisë Demokratike në Shkodër, e cila u organizua për shkak të një vizite që kryeministri i vendit Edi Rama do të zhvillonte në shkodër, ka pasur edhe zëra kundër demokratëve. Një zonjë e persekutuar në kohën e diktaturës është shprehur në mes të protestës se Partia Demokratike ka tradhtuar qytetarët e Shkodrës.

"Një kjo PD që ne shkodranët e vjetër e të rinj e kemi dashur kaq fort, ka tradhtuar idealet tona. Që në fillim askush nuk iu dha të drejta të persekutuarve politik. Po e them si njeriu që e ka dashur".

Gruaja ish e persekutuar
Zonja në fjalë ka kërkuar që Partia Demokratike e Shkodrës duhet të kërkojë falje publike për tradhtin që i ka bërë të persekutuarve nga diktatura. "Nëse nuk i kërkon falje qytetarëve të saj të tradhtuar, nëse nuk kërkon falje publike dhe nuk p/rcakton qartë, ne nuk duam as PD, as PS dhe asnjë parti tjetër, ne duam qeveri antikorrupsion dhe teknike".

Protestuesit të mbështetur edhe nga biznesi i voga pas protestës në shesh i janë drejtuar godinës së prefekturë ku kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj qeverisë, duke hedhur vezë në drejtim të fasadës se prefekturës.

Free Traffic Exchange