Mbi 40 sipërmarrje janë bërë pjesë e panairit të parë të punës të çelur në Shkodër nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ministri Ahmetaj gjatë fjalës së tij u ndal tek raporti i Bankes Botërore për nivelin e papunësisë.
"Shqipëria e ka lënë pas krizën e 2013 dhe sot është futur në kushtet e nivelit të qëndrueshëm. Sot papunësia është më e ulta historike megjithëse ka akoma shumë të rinj që kërkojnë punë. Papunësia tek të rinjtë ka zbritur nga 29 në 26%".
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar u vu në dukje edhe gjatë këtij panairi.
"Do të duhet të punojmë akoma më shumë për arsimin profesional që të afrojmë tregun me aftësitë e punëkërkuesve".
Në panair u prezantuan 760 vende të lira pune në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Të tillë panair Ministria e Financave dhe Ekonomise do të organizojë edhe në qarqe të tjera të vendit, në mënyrë që t'i paraprijë panairit kombëtar që mbahet çdo vit në Maj në Tiranë.
Tv Klan