Muzeu i FA pasurohet me pavionin e Skenderbeut - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Muzeut te forcave te armatosura i shtohet një pavion i ri. Ne kuadër te vitit te Skënderbeut, ky pavion i dedikohet tërësisht heroit kombëtar. Gjate hapjes, ministria e mbrojtjes Olta Xhaçka theksoi angazhimin e institucionit qe ajo drejton për aktivitetet e vitit te Gjergj Kastriotit, ndërsa njoftoi ndryshimin e imazhit te dy strukturave ceremonia ne forcat e armatosura.



?Xhaçka: Në kuadër të angazhimeve për Vitin e Skënderbeut, truproja e nderit dhe orkestra frymore e FA do të kenë një imazh tërësisht të ri dhe dinjitoz për të përfaqësuar një vend, ku heroi kombëtar ka qenë një prej strategëve më të mëdhenj të luftës. Historia dhe faktet dëshmojnë se, kur vlerat më të mira të traditës sonë projektohen në të ardhmen, e sotmja është edhe më e sigurt?.



Në pavijonin e Skënderbeut në Muzeun e Forcave të Armatosura janë ekspozuar sende që kanë lidhje me heroin tonë kombëtar, armë të përdorura ne atë kohe, harta dhe stema te principatave të Arbrit si dhe shume dokumenta të tjera.

Free Traffic Exchange