Avokati i Trump, nën hetim penal - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Avokati i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Michael Cohen është nën hetim penal. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë së Uashingtonit. Prokurorët shprehen se po përqendrohen më tepër në marrëdhëniet e biznesit të Cohen, sesa në punën e tij si avokat.



Reagimi zyrtar vjen në përgjigje të tentativës së avokatit për të ndaluar prokurorët që të shqyrtojnë materialet e marra nga zyra e tij. Presidenti Donald Trump, tha se ky veprim është i turpshëm.



Gjatë një séance gjyqësore të premten në Nju Jork, një nga prokurorët e përfshirë në çështje akuzoi avokatin e Trump, se po përpiqej të përdorte doktrinën ligjore ?për të sfiduar aftësinë e qeverisë për të shqyrtuar provat?.Prokurori gjithashtu shtoi se Cohen ka interesa biznesi dhe burime të tjera të ardhurash, të cilat janë siguruar në mënyrë të paligjshme.



Hetimet ndaj avokatit të presidentit amerikan nisën menjëherë pas skandalit se ai ka negociuar për të blerë heshtjen e një aktoreje pornografike, Stormy Daniels, duke paguar rreth 130,000 dollarë, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Këtë veprim avokati Cohen nuk e mohon ndryshe nga shefi i shtëpisë se bardhe qe e hedh poshtë kategorikisht.

Free Traffic Exchange