Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e aksionit për mbjelljen e pemëve. Gjatë mbjelljes së pemëve në parkun e Farkës Veliaj u shpreh se numri i pemëve të mbjella në kryeqytet do t?i kalojë 122 mijë deri në ditën e tokës që është 22 prilli.
Tirane- Vijon mbjellja e pemëve në kryeqytet duke rritur në këtë mënyrë sipërfaqet e gjelbra.
Kreu i bashkisë Erjon Veliaj gjatë mbjelljes së pemëve në parkun e Farkës u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shumë e madhe, e po aq i madh edhe numri i donatorëve që kanë kontribuar.
Veliaj tha se deri në ditën e tokës do të arrihet objektivi për mbjelljen e 122 mijë pemëve.
Në aksionin e mbjelljes së pemëve në Farkë morën pjesë edhe punonjës të Agjencisë së Zhvillimit Rural dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Agim Kraja të cilët dhanë kontributin e tyre
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-deri-ne-22-prill-do-te-mbjellim-122-mije-peme-ne-tiran