TVSH për biznesin e vogël ka shkaktuar debat të madh.
Dhe pikërisht kjo ishte edhe një nga temat e emisionit ?Zonë e Lirë? në Tv Klan. Drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale, Niko Lera dhe biznesmeni Nikollaq Neranxi të cilët u vunë përballë njëri-tjetrit.
?Ka ndryshuar pragu i regjistrimit në vlerën e shtuar. Duhet sqaruar çfarë është TVSH? Është tatim që e paguan konsumatori mbi çmimin e produktit. Çështjet e taksave po bëhen tema diskutimi kohët e fundit dhe mua më vjen për këtë. Në çdo blerje ne paguajm tatim i cili duhet të shkojë në buxhetin e shteti dhe konsumatori duhet t?i kërkojë llogari shtetit. Qytetari nuk e vret mendjan shumë për taksat që paguan për mallrat dhe shërbimet. Në të gjitha vendet e vogla që qarkullojnë vlera të vogla lihet jashtë TVSH për të mos u ngarkuar me deklarime pagesash. Ky tatim hyri në Shqipëri. Pragu ka qenë 20 milion lekë, u rrit në 50 milionë më pas në 80 milion. U ul në 2010 në 50 milion dhe pritet të ulet në 20 milionë. Me uljen e këtij pragu 50% e bizneseve do të jenë sërish biznese të vogla. Shteti nuk pret të marrë të ardhura nga kjo kategori. Nuk ka kryeministër në botë që nuk dëshiron të ulë taksat sepse s?do ta humbë pushtetin por është i detyruar në mënyrë që qytetarët të pajtohen me ligjin tatimor?, tha Lera.
Ndërkohë Neranxi akuzoi qeverinë ?Rama? se me aplikimin e gjobave ka tentuar të falimentojë biznesin e vogël.
?Sipas Lerës deri tani bizneset e vogla kanë punuar pa fatura tatimore dhe kjo bie poshtë. Si mund ta ketë lejuar shteti këtë?
Me ardhjen në pushtet të qeverisë ?Rama?, filloi thirrjet kundër informalitetit dhe në mandatin e dytë na rezulton që do të fusë bizneset e vogla në skemën e TVSH-së. Ligji i supergjobave që bëri Rama për të dëmtuar bizneset e vogla që e hodhi poshtë gjykata. Falenderoj gjykatën sepse bizneset tona do ti merrnin tregtarët e drogës dhe tregtarët e femrave të cilët i solli Rama nga takimi i Milanos. Ekspertët janë të kapur nga qeveria. U hodh poshtë ligji i supergjobave sepse ne do falimentonim?, tha Neranxi.