Report TV - Vlorë, problemet e peshkatarëve: Asnjë investim në mol, paguajmë taksa

2018-05-14 0

Prej kohësh peshkatarët e Vlorës kanë ngritur shqetësimin për ndërtimin e një moli, apo edhe mundësinë e thellimit të atij ekzistues. Sa futesh në këtë mol përballesh me disa peshkarexha, shumica e të cilave janë të kalbura, ose të ndryshkura, por edhe pse në gjendje të amortizuar, me dhjetra peshkatarë dalin çdo ditë në punë për të ushqyer familjet e tyre. Peshkatarët shprehen tepër të indinjuar për kushtet në të cilat punojnë duke theksuar:

Edhe pse jemi taksapagues të rregullt, në këtë mol nuk është bërë asnjë investim.

Peshkatarët, Elham Zhegu­, Astrit Levani

Por kjo problematikë dhe kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Edhe një premtim nga qeveria  në fillim të këtij viti për heqjen e Tvsh për vajrat, rrjetat dhe mallrat që atyre u duhen për gjueti, nuk është mbajtur.

Free Traffic Exchange