Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, tregoi për Ora News të vërtetën lidhur me lajmin për shoqërimin e tij dhe deputetes Floida Kërpaçi në polici pas protestës së zhvilluar pranë shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel.
Këlliçi: Në momentin që mbaruam protestën terësisht paqësore sepse edhe simbolika ishte e tillë që as nuk provokuam dhe as nuk patëm asnjë problem apo konfrontim me forcat e rendit, ata me uniformë policie dhe civilë. Në momentin që morën kartat e identitetit të anëtarëve të dy forumeve respektive por jo vetëm se kishim edhe të rinj nga zonat dhe fshatrat përreth Surrelit, i takon Floidës dhe mua si organizatorë të përballeshim ne me shefin e komisariatit numër 4.
Ai kërkoi të na shoqëronte për të dhënë deklarimet tona sepse sipas tij kishim organizuar një protestë dhe ishim ne rrezik shoqëror për Shqipërinë.Mund tu them me bindje të plotë që deputetja e LSI-asë Floida Kërpaçi është futur në makinën e policisë pa asnjë urdhër nga prokuroria, pa asnjë dokument zyrtar nga policia për tu shoqëruar në komisariat.
Ndërsa mua më është kërkuar të shoqëroj makinën e policisë deri në komisariatin numër katër.Për shkak të presionit të mediave pasi lajmi u bë viral, në mes të rrugës në Linzë ka zbritur shefi i komisariartit nga makina ku ishte deputetja dhe na ka thënë se do u marrim të dhënat, numrat e telefonit për të dhënë deponimin tonë.
Ndërsa Kërpaçi tregoi arsyet e kësaj proteste të të rinjve nga forumet e dy partive.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/trau-ne-surrel-kellici-dhe-kerpaci-tregojne-si-qendron-e-verteta-e-shoqerimit-ne-polici