Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kohën kur pak dite na ndajnë nga çelja e zezonit turistik, kryeministri i vendit Edi Rama ka mbledhur në një takim kryebashkiakët e zonave turistike dhe disa Ministra, të cilëve u ka kërkuar të bashkerendojnë punën për një sezon të suksesshëm. Rama vuri diktatin edhe për Ministrat të cilët edhe këtë vit pushimet verore
Në prag të sezonit turistik, Edi Rama mblodhi në Kryeministri kryebashkiakët dhe prefektët e zonave bregdetare , ku kërkoi motivim dhe një koordinim më të mirë të punës mes bashkive dhe institucioneve të tjera për të patur nje sezon te suksesshëm.
Rama: Jo të gjitha bashkitë kanë mundësi të përballojnë këto sfida vetëm. Për shembull pastrimi i vazhdueshëm dhe cilësor në kohën e sezonit, ku me të ardhurat e tyre dhe me kontributet e qytetarëve nuk mund të përballohet nga bashkitë. Për këtë arsye ne kemi parashikuar disa masa konkrete, mbështetëse, nga ana e qeverisë. Në aspektin e sigurisë, shërbimeve shëndetësore, mbrojtjes së turistëve nga kërcënimet e ndryshme. Që nga mjetet e ujit, që këtë vit do të kufizohen në mënyrë drastike, deri te kërcënimi i mjediseve nga zjarret janë bërë hapa përpara. Ky do të jetë një vit kthese.
Rama foli edhe për masat që duhet te merren për të eliminuar zhurmat dhe papastertitë ne zonat turistike, duke paralajmeruar edhe ndeshkime ekstreme per shkelesit e ligjit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lufte-zhurmave-dhe-papastertive-rama-ministrat-edhe-sivjet-me-pushime-ne-shqiperi