Basha: Nga skema e TVSH fitojne oligarket

2018-05-14 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua në Kavajë me tregtarë të vegjël që janë përfshirë prej 1 Prillit në skemën e TVSH-së. Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha tha se të vetmit që do të fitojnë nga kjo nismë janë klientët e Kryeministrit.

"Janë një grusht oligarkësh që do t'i shkojë xhiroja, që nuk do të vijë tek ju, por tek ata dhe qeveria dhe kryeministri që do ta japë me koncencion për vëllanë e vet".

Sipas Bashës, futja në skemën e TVSH do të rëndojë edhe më tepër biznesin e vogël.

"Filozofia e kësaj bande grabitqare është reduktuar në dy fjali: Merri shumicës dhe jepi pakicës. Edhe sot Edi Rama, me pesë kriminelë dhe pesë oligarkë, kërkon të mbajë peng gjithë Kavajën e gjithë Shqipërinë".

Kreu i opozitës u bëri thirrje qytetarëve për t'u bashkuar e për t'i dhënë fund, sipas tij, qeverisë së padrejtësisë.

Tv Klan