Sopranoja Mirjam Tola na ka bërë të gjithëve krenar me interpretimet e saj në skena të mëdha në të gjithë botën. Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu historinë e trishtë të humbjes së dy prindërve në moshë shumë të re.
Tola e përlotur rrëfeu se ka qenë vetëm 2 vjeç kur kam humbur babain dhe 3 vjeç kur kam humbur nënën e cila vuante nga leuçemia.
?Kam qenë 2 vjeç kur kam humbur babain dhe 3 vjeç kur kam humbur nënën. Unë nuk mbaj mend asgjë, por vëllai im e ka jetuar më tepër sepse ka qenë 6 vjeç. Ai e ka parë mamin dhe kjo është dramë. Kurse unë nuk e kam parë sepse më kanë mbrojtur. Babai im punonte elektriçist në Uzinën e Traktorit, ishte elektriçist. Edhe mamaja ime ka punuar atje, në laborator dhe 80% e grave që kanë punuar atje kanë vdekur nga leuçemia. Babai im ditën që ka ndërruar jetë kishte shkuar në punë për të zëvëndësuar një shokun e tij i cili kishte gruan po ashtu me leuçemi dhe nuk e di se ku kishte hipur dhe ka humbur kontrollin dhe ka rënë dhe pas 2 ditësh ka vdekur, në moshën 37-vjeç. Unë i kam të treguara sepse vetë nuk i mbaj mend, por për xhaxhain Agim Tola dhe gjyshen time ka qenë dramë. Gjyshja ime derisa iku nga kjo botë vetëm ka qarë. Mua më ka rritur xhaxhai im dhe vdekjen e tij unë ende nuk e kam superuar edhe sot. Trauma e një fëmije që nuk është rritur nga prindërit e tij është edhe sot. Është një gjë natyrale, është lidhje mes nënës dhe fëmijës. Për mua ka qenë një traumë e madhe kur kam parë një foto të prindërve të mi kur kanë qenë të fejuar, kur e kam kthyer foton nga pas kam lexuar shkrimin e mamasë time e cila shkruante: ?Rudi, gjithmonë pranë teje, asnjëherë vetëm?.Ato janë dashur shumë. Dhe unë dhe vëllai im kemi qenë shumë të lidhur gjatë gjithë kohës. Vëllai im ka dy fëmijë dhe iu ka vënë emrat e prindërve, Mila dhe Rudi dhe unë i dua si fëmijët e mi?, rrëfeu Tola.
Gjatë emisionit sopranoja mori edhe një mesazh nga vëllai i saj Gazment Tola.
?Miriam, sot që po realizojmë këtë video është ditëlindja jote dhe unë të uroj të bëhesh 100 vjeç dhe të jetë ky vit, viti i sukseseve dhe mbarësive. Gjithashtu të uroj suksese në shown ?Virtuozët?. Je e mrekullueshme. Besoj që ky mesazh të jetë surprizë për ty sepse nuk je vetëm t'i që bën surpriza?, tha në videomesazh vëllai i saj.
Pas videomesazhit sopranoja e përlotur tha se vëllai i saj është mbyllur në vetvete pas humbjes së prindërve.
?Vëllain tim nuk e kam nxjerrë asnjëherë dhe njerëzit nuk e dinë që unë kam një vëlla. Im vëlla pas humbjes së prindërve u mbyll shumë?, shtoi Tola.