Rudina - Mirjam Tola, jeta jashtë skenës e sopranos së njohur! (13 prill 2018)

2018-05-14 8

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo është një nga sopranot shqiptare që ka prekur skena të mëdha botërore. Nëpërmjetë zërit të saj, Mirjam Tola ka interpretuar role të mëdha operistike duke i dhuruar publikut emocione të forta. Pas përfundimit të studimeve për kanto, Tola u zhvendos në Austri dhe vazhdoi më tej studimet. Ajo ka performuar në skena të mëdha operistike si ajo e Vienës, New York-ut, Los Angeles-it, Humburgut, etj.

Por, së fundmi sopranon e kemi parë si pjesë të jurisë në spektaklin ?Virtuozët?, ku përmes profesionalizmit të saj gjykon talentet e reja.

Sot, Tola ishte e ftuar në studion e ?Rudina?, në Tv Klan nga ku rrëfeu fillimet në karrierë jashtë Shqipërisë.

?Gjatë studimeve në Shqipëri, unë edhe kam kënduar në Austri. Erdhi një tenor austriak, i cili kishte një projekt për të bërë një opera të Moxartit, si dhe të zbulonte talente në Ballkan. Dhe ndër të tjerë në audicione u përzgjodha edhe unë. Bëra një kurs për gjermanisht dhe aty filloi lidhja me perëndimin. Pas studimeve u spikata edhe si soliste dhe nisa karrierën time. Detyra që kam tani në Shqipëri tek ?Virtuozët? është shumë e vështirë, madje më e vështirë se sa të performosh dy orë si soliste?, tha Tola.

Sopranoja Mirjam Tola na ka bërë të gjithëve krenarë me interpretimet e saj në skena të mëdha në të gjithë botën. Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu historinë e trishtë të humbjes së dy prindërve në moshë shumë të re.

Tola e përlotur rrëfeu se ka qenë vetëm 2 vjeç, kur kam humbur babain dhe 3 vjeç kur kam humbur nënën, e cila vuante nga leuçemia.

?Kam qenë 2 vjeç kur kam humbur babain dhe 3 vjeç, kur kam humbur nënën. Unë nuk mbaj mend asgjë, por vëllai im e ka jetuar më tepër, sepse ka qenë 6 vjeç. Ai e ka parë mamin dhe kjo është dramë. Kurse unë nuk e kam parë sepse më kanë mbrojtur. Babai im punonte elektriçist në Uzinën e Traktorit, ishte elektriçist. Edhe mamaja ime ka punuar atje, në laborator dhe 80% e grave që kanë punuar atje kanë vdekur nga leuçemia. Babai im ditën që ka ndërruar jetë kishte shkuar në punë për të zëvëndësuar një shokun e tij, i cili kishte gruan po ashtu me leuçemi dhe nuk e di se ku kishte hipur dhe ka humbur kontrollin dhe ka rënë dhe pas 2 ditësh ka vdekur, në moshën 37-vjeç. Unë i kam të treguara sepse vetë nuk i mbaj mend, por për xhaxhain Agim Tola dhe gjyshen time ka qenë dramë. Gjyshja ime derisa iku nga kjo botë vetëm ka qarë. Mua më ka rritur xhaxhai im dhe vdekjen e tij unë ende nuk e kam superuar edhe sot. Trauma e një fëmije që nuk është rritur nga prindërit e tij është edhe sot. Është një gjë natyrale, është lidhje mes nënës dhe fëmijës. Për mua ka qenë një traumë e madhe kur kam parë një foto të prindërve të mi kur kanë qenë të fejuar, kur e kam kthyer foton nga pas kam lexuar shkrimin e mamasë time e cila shkruante: ?Rudi, gjithmonë pranë teje, asnjëherë vetëm?. Ato janë dashur shumë. Dhe unë dhe vëllai im kemi q...