Rama: “Ndëshkim i rreptë për çdo subjekt që shkel ligjin” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur mbeten pak javë nga nisja e sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar çdo aktivitet privat që të marrë masa për të pasur një mjedis të pastër. Në takimin me krerët e bashkive dhe prefektët, shefi i ekzekutivit deklaroi se çdokush që abuzon do të ndëshkohet rreptësisht.?Me gjoba si ato që vendosën në çdo vend normal që zhvillon turizëm, gjoba të kripura që ndëshkojnë këdo që bie ndesh interesit kombëtar. Hedhja e mbeturinave vend e pavend, ndotja përmes derdhjes së ujerave të zeza, zhurmat, duhen sanksionuar në mënyrën më ekstreme?.Në prezantimin e planit e masave për sezonin turistin, kryeministri nënvizoi rëndësinë e sigurisë dhe qetësisë në plazhe.?Kemi parashikuar masa mbështetëse nga ana e qeverisë dhe po ashtu jemi të vetëdijshëm që nëse në aspektin e sigurisë, shërbimeve shëndetësore, mbrojtjes së turistëve nga kërcënimet e ndryshme që nga kërcënimet që vijnë nga abuzimi me mjetet e ujit, që këto vit do kufizohen në mënyrë drastike, deri tek kërcënimi i mjedisit nga zjarret, janë bërë hapa përpara, por krejt të pamjaftueshëm?.Kryeministri u shpreh i bindur se plani përbën një instrument shumë të rëndësishëm e besueshëm për të çuar përpara pozicion e prapambetura të shtetit në raport me masat për një sezon të suksesshëm.