FIER-Dy ditë pas ngjarjes në lagjen ?8 Shkurti? ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të lokalit të Agim Boriçit dhe u larguan me shpejtësi duke djegur makinën në lagjen "15 Tetori" ka folur për Report Tv pronari i lokalit. Ai ka deklaruar për Report Tv se nuk ka konflikte, bën një jetë të qetë, ndërsa nuk ka lidhje me fisin Boriçi në Lushnje, pas lajmeve në disa media që e lidhën me bandën e Lushnjes.
E ndërsa tregon momentin kur qëlluan me armë në drejtim të lokalit, ai shton se po bashkëpunon me policinë për të zbardhur ngjarjen.Lokali ndodhet pranë një shkolle dhe Boriçi shprehet se fatmirësisht në ato momente nuk kishte nxënës apo mësues të pranishëm.
Nuk ruhem nga askush. Mendoj se ajo çka ndodhur nuk ka të bëjë me personin tim dhe familjen time. Ne jemi Boriçtë e Fierit dhe nuk kemi të bëjmë me Boriçtë e Lushnjës, që e kanë lidhur edhe me bandën e Lushnjës. Nuk jam person në kërkim dhe nuk kam probleme me drejtësinë. Jam babai i tre fëmijëve dhe bëj një jetë normale. Dua që drejtësia të nxjerrë në dritë të vërtetën. Kemi bashkëpunuar me policinë në cdo hap. Isha në lokal në momentin e ngjarjes dhe fatmirësisht nuk ka pasur nxënës e mësues. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri, vetëm të shtëna nga jashtë. Jemi habitur çfarë kemi dëgjuar. Është abuzuar me ngjarjen dhe të përgënjeshtrohet pjesa e pavërtetë e historisë.
Agim Boriçi