Intervista e plote/ Rama: Pas sulmit te opozites fshihet frika e krereve te saj

2018-05-14 0

Spektakël të turpshëm dhe situata të sikletshme i cilëson Kryeministri Rama përballjen me sulmin me miell dhe vezë nga deputetët e opozitës.

Në një intervistë për Tv Klan, Rama flet për këtë situatë por dhe të vërtetat që fshihen sipas tij pas këtyre sulmeve.

Sipas Kryeministrit, forca tërheqesë e kryetares së LSI ndaj Lulzim Bashës në mënyrën sesi po e drejton opozitën aktuale, është e dukshme.



Kryeministri Rama pranon të komentojë dhe raportin e ?Freedom House? dhe qëndrimin për zgjedhjen e Ilir Metës si kreu i shtetit dhe në këtë pikë ai thotë se s?ka asnjë pendesë.

Sa i takon akuzave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm në adresën e ambasadorit Lu që sipas tij i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës si dhe deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha se të njëjtën gjë ka kërkuar për të dhe ambasadorja Vlahutin, Rama pranon të vërtetat e diplomatëve të huaj.