Ora News - Kursi i mikrokirurgjisë, mjeku irlandez Jack Mccain nderohet me titullin “Profesor Nderi”

2018-05-14 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fakulteti i Mjekësisë ka nderuar me titullin ?Profeson Nderi? mjekun irlandez Jack McCain, i cili ka kontribuar në Kursin e Mikrokirurgjisë Eksperimentale. Kursi ka diplomuar 65 mjekë specialistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të cilët me eksperiencën e përfituar mund t`ju shërbejnë pacientëve në disa nivele të kirurgjisë.

Ermira Pajaj, është një nga 65 mjekët specialistë që kanë përfunduar kursin e mikrokirurgjisë eksperimentale.

Ne Edicionit e 6-te te tij, Fakulteti i Mjekësisë ka vlerësuar kontributin e tutorit të kursit, mjekut irlandez Jack Mccain duke i akorduar titullin "Profesor Nderi".

Jack Mccain: Do të vijojmë të bëjmë kurse më të avancuara, disa nga kirurgët që kanë frekuentuar këtë program kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale, një ndër to edhe vendosja ne funksion te gishtërinjve, dhe kjo është vlera e vërtetë e kursit, mjekët e rinj mund të dalin nga këtu të përgatitur për ndërhyrje të tilla.

Eksperiencën e përfituar, kirurgët e kanë praktikuar në punën e tyre. Shembujt me te mire jane operacionet e kirurgut ortoped Artan Çelaj nga Shqiperia dhe kirurgut plastik Ylber Zejnullahu nga Kosova te cilet kane vendosur ne funksion gishtat e prere te duarve ne rastet e aksidenteve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kursi-i-mikrokirurgjise-mjeku-irlandez-jack-mccain-nderohet-me-titullin-profesor-nderi

Free Traffic Exchange