Ora News - Kuvend për bashkim?! Basha fton kritikët të jenë pjesë e të japin alternativa

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike është drejt përgatitjeve përfundimtare për në Kuvendin Kombëtar që është thirrur më 28 dhe 29 prill, i cili nuk do të ketë karakter zgjedhor por vetëm për miratimin e statutit.

Në selinë blu një grup punë i përbërë nga sekretarët Arben Ristani, Enno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli, po punojnë për ndryshimet statutore, ndërsa nesër kryesisë së kësaj force politike do ti prezantohen për debat disa parime që pritet të ndryshohen në ligjin themeltar mbi të cilin funskionon Partia Demokratike.

Pas diskutimit në kryesi parimet do të draftohen dhe javën e ardhshme do të diskutohen në Këshillin Kombëtar e më pas do miratohen në Kuvend. Pranë grupit të punës, propozime për ndryshime statutore kanë paraqitur dhe ata që njihen si kritikët e Lulzim Bashës. Janë dy drafte të dorëzuara pranë selisë blu, ku në nenin që flitet për kryetarin, propozimi është i njëjtë.

Në Kuvendin Kombëtar ftesë kanë dhe ish deputetët kritik të Bashës, duke filluar nga Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi e Ridvan Bode, edhe pse nuk janë delegatë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/partia-demokratike-drejt-pergatitjeve-perfundimtare-kuvendin-kombetar